Aktualitet

Për kë do të LOBONTE Henri Çili? Liria e shtrenjtë e vrasësve të Ibrahim Bashës…plumbi i gabuar që shpoi furgonin

28 Shkurt 2020, 15:37 Nga DOSJA
Për kë do të LOBONTE Henri Çili? Liria e shtrenjtë e

TIRANË- “Ju vdekshin fëmijët”… këto ishin klithmat e familjarëve të grupit të zjarrit më 20 nëntor 2018, ditë kur Gjykata e Apelit la në fuqi vendimet e Shkallës së Parë për të rinjtë e dënuar për vrasjen e 31-vjeçarit, Ibrahim Basha. Më shumë se 300 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, mëngjesin e 24 qershorit 2015, një vit pasi hashashi ishte shkulur nga fshati rebel.

Sot, 5 vite më vonë, arrestohet një nga botuesit më të rëndësishëm të tregut mediatik shqiptar, por edhe botës së biznesit, Henri Çili.

I akuzuar si një nga përfituesit më të mëdhenj të ligjit për arsimin e lartë, Çili, sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shtetit, akuzohet për 6 vepra penale, ku ajo më e rënda është korruptimi i një gjyqtari në gjykatën e Lartë, për të bërë të mundur lirimin e Arbion dhe Alban Alikos, djemtë e Adil Alikos, një biznesmen i njohur në Gjirokastër.

Ishte kunati ai që u fut ndërmjetës për Çilin, ndërkohë që ky i fundit, mori 750 mijë euro para dhe prona, për t’ju dhënë lirinë vrasësve të një “Dëshmori të Atdheut”.

Me një lehtësi të habitshme, botuesi u bë pjesë e skemës, pa asnjë mëdyshje morale, se nga cila anë duhet të rreshtohej!

Plumbat tejshpuan në orën 05:00 furgonin ku ndodhej Ibrahimi dhe kolegët e tij. Mjetet e varfëra të policisë shqiptare, ishin shumë më të dobëta se ato të një grupi të rinjsh, pjesë e një fshati që për më shumë se 15 vite u pasurua falë aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të drogës.

Asokohe, prokuroria raportoi se shumica e plumbave u qëlluan në ajër… Por një mjaftoi!

Një plumb, i mori jetën Ibrahim Bashës, djalit që donte dhe kishte prej kohësh ëndërr të bëhej pjesë e forcave RENEA. 31-vjeçari e donte uniformën më shumë se çdo gjë tjetër, duke i kushtuar shumë mund përgatitjes për ta veshur një ditë. Arbion Aliko u dënua me burgim të përjetshëm bashkë me Bajram Bocin, ky i fundit, ende në arrati. Ndërkohë që vëllai tjetër, më i vogël, Albani u dënua nga Apeli me 18 vite burg, ndërkohë në burg ngeli edhe Elson Kasma, Elvis Boci, Xhuljo Malo, Klodian Selimi, Oltion Proko, Dervish Gaba, Ruhan Hija, Iljaz Xhaferri.  Si autorë dhe organizatorë të grupit të zjarrit prokuroria akuzoi dy vëllezërit, Alban dhe Arbion Aliko.

Si u vra efektivi i mëngjesin e 24 qershorit 2015

Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale.

 

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh. Nga të shtënat efektivi i RENEA, Ibrahim Basha mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën edhe dy kolegë të tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik pasi ndodhte në një kohë kur në Lazarat ishin shkatërruar grupet kriminale të drogës dhe ishte vendosur qetësia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adil aliko alban aliko arbion aliko arrestohet henri cili vrasja e ibrahim bashes adil aliko alban aliko arbion aliko arrestohet henri cili vrasja e ibrahim bashes

Sondazh

Poll