Art&Argëtim

Ankth dhe stres nga koronavirusi? Ndiqni këshillat e mjekëve psikiatër për anti-panikun

28 Shkurt 2020, 18:32 Nga DOSJA
Ankth dhe stres nga koronavirusi? Ndiqni këshillat e mjekëve

Ankthi dhe stresi në këtë kohë është i pranishëm tëk ne pasi koronavirusi po shpërthen në të gjithë botën. Po ashtu frika na detyron të anulojmë të gjitha planet që kishim organizuar prej kohësh.

Ndërkohë Shoqata Italiane e Psikiatrisë (SIP) ka deklaruar se ”Coronavirusi nuk është vetëm një urgjencë shëndetësore, por edhe një epidemi e pasigurisë që përforcohet me përhapjen e pakontrolluar të lajmeve të pavërteta”.

SIP ka hartuar rregullat anti-panik dhe lëshon një apel për të ”mos u larguar nga zakonet e përditshme”.

”Frika nga një epidemi është po aq e vjetër sa njeriu dhe në këtë rast ajo amplifikohet nga përhapja shumë e shpejtë e lajmeve të pjesshme, shpesh herë edhe të gabuara, të cilat mund të shkaktojnë një kolaps besimi në marrëdhëniet midis njerëz dhe institucioneve’’- shpjegon Enrico Zanalda, presidenti i SIP.

‘’Gjithashtu ekziston fakti që virusi ka një ndikim të dhunshëm në jetën e përditshme, duke ndryshuar jetën tonë dhe duke shkaktuar anulimin ose shtyrjen e qindra mijëra ngjarjeve të vogla, por të rëndësishme në jetën e njerëzve, nga ditëlindjet tek pagëzimet”, shtoi ai.

‘’Lajmet kontradiktore që qarkullojnë në internet dhe në rrjetet sociale, të kombinuara me masat e nevojshme të marra, krijojnë një përzierje ankthi që ka ndryshuar perceptimin e shëndetit dhe mirëqenies individuale dhe gjithashtu rrezikon të gjenerojë hipokondri dhe ankth”, -shpjegon Massimo Di Giannantonio, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Chieti-Pescara.

‘’Prandaj rregullat anti panik duhet të fillojnë nga serioziteti i komunikimeve zyrtare dhe mediet autoritare, sepse informacioni i saktë ndihmon në zotërimin e frikës’’,-shtoi ai.

‘’Pra, mos evitoni zakonet tuaja të përditshme, qëndroni të qetë dhe mos shmangni marrjen e vendimeve nëse jeni në një moment paniku. Dhe, nëse shfaqet ankthi ose depresioni, kontaktoni specialistët’’,– është këshilla e mjekëve.

Burimi: V:NOTIZIZE

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete coronavirus shoqata italiane e psikiatrisë coronavirus shoqata italiane e psikiatrisë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Shkurt 2020, 13:17

Pse kemi vite të brishta?

TIRANË– 2020 është një vit i brishtë. Nëse keni lindur më 29 shkurt ju duhet të festoni  ditëlindjen tuaj të vërtetë këtë vit.Sepse data 29 shkurt do të pë...