Art&Argëtim

“E di që më ndjen”/ Vargje shkruar lart në qiell, Greg Rama zhytet në mall pas netëve të kaluara në klubet e Tiranës

28 Shkurt 2020, 16:52 Nga DOSJA

TIRANË– Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu është shfaqur mjaft i ndjeshëm dhe melankolik orët e fundit në rrjetet sociale. Teksa ditët e fundit është parë të argëtohej në klube të ndryshme të kryeqytetit, teksa shijon jetën e natës, Gregu ka publikuar së fundmi disa vargje prekëse.

Në kuadër të ditëlindjes së 41 të këngëtarit të ndjerë, Florit, djali i kreut të qeverisë ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij disa vargje të ndjera të njërës prej këngëve që producentit, të ndarë tashmë nga jeta.

Sa herë mërzitem se dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. Doktor Flori, Jeta shkon. Në kujtim të nderuar,”- shkruan Gregu krah rreshtave.

Ndërkohë në një tjetër Instastory, Greg Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një këngë, fjalët e të cilës shprehin mall për njeriun e zemrës.

Unë e di që ti më ndjen zemër, nuk do të heqësh dorë…ne të dy e dimë që kjo mund të jetë diçka por nuk është e mjaftueshme,”– shihet teksa shkruhet në sfondin e një qielli me re, që duket sikur i drejtohet dikujt ‘atje lart’.

Gregu është përfolur së fundmi në media për dhimbjen e madhe për të dashurën që humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas mediave italiane, studentja Kristi Reçi që humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me tre familjarët e saj, ishte e fejuara e Gregut prej dy vitesh. Nisur nga postimet, Gregu ende s’e ka hedhur pas krahëve dhimbjen e ndjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dr.flori greg rama dr.flori greg rama

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Shkurt 2020, 13:17

Pse kemi vite të brishta?

TIRANË– 2020 është një vit i brishtë. Nëse keni lindur më 29 shkurt ju duhet të festoni  ditëlindjen tuaj të vërtetë këtë vit.Sepse data 29 shkurt do të pë...