Art&Argëtim

Zbulohet kafsha e parë që jeton pa oksigjen! Habiten shkencëtarët, qenia e gjallë që nuk merr frymë

28 Shkurt 2020, 13:37 Nga DOSJA
Zbulohet kafsha e parë që jeton pa oksigjen! Habiten

Nëse kishit menduar se të gjitha kafshët kanë nevojë për oksigjen, për të jetuar, atëhere jeni gabuar plotësisht!

Studiuesit sapo kanë zbuluar një organizëm unik që nuk ka nevojë të marrë frymë. Përkundrazi, paraziti i vogël jeton në inde salmon dhe evoluon në mënyrë që të mos ketë nevojë për oksigjen për të prodhuar energji.

Kur mendojmë për ‘kafshë’, ne paraqesim krijesa shumëqelizore që kanë nevojë për oksigjen për të mbijetuar, ndryshe nga shumë organizma me një qelizë të vetme, përfshirë protistë dhe baktere,”- tha studiuesi që pikasi këtë gjallesë , për CNN. “Në punën tonë, ne kemi treguar se ekziston të paktën një kafshë shumëqelizore që nuk ka mjetin gjenetik për të përdorur oksigjen”.

Salminicola është një lloj kafshe që lidhet me kandilin e detit dhe koralet. Jeton brenda në salmon dhe “vjedh ushqyes të gatshëm” prej tij, në vend që të konsumojë oksigjen direkt.

Gjetjet e ekipit, tha Stephen Atkinson, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Departamentin e Mikrobiologjisë të Universitetit Shtetëror Oregon, zgjerojnë përkufizimin se çfarë mund të jetë një “kafshë”. Paraziti jeton në ambiente me oksigjen të ulët, kështu që nuk merr frymë.

 

Organizmi formon çiste të vogla të bardha në muskulin e salmonit. Ndoshta nuk dëmton peshkun dhe nuk mund të infektojë njerëzit, thanë studiuesit.

R.L/Dosja.al                                                                                                                           

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kafsha qe s'merr fryme oksigjeni paraziti shkencëtarët zbulimi i fundit kafsha qe s'merr fryme oksigjeni paraziti shkencëtarët zbulimi i fundit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Shkurt 2020, 13:17

Pse kemi vite të brishta?

TIRANË– 2020 është një vit i brishtë. Nëse keni lindur më 29 shkurt ju duhet të festoni  ditëlindjen tuaj të vërtetë këtë vit.Sepse data 29 shkurt do të pë...