Politike

Protesta/ Vasili: Shqiptarët ishin pa fund për një Shqipëri të paqtë

16 Mars 2019, 20:50 Nga DOSJA
Protesta/ Vasili: Shqiptarët ishin pa fund për një Shqipëri

TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, të zhvilluar sot para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se “Sot shqiptaret ishin pa fund ne shesh per nje Shqiperi te paqte dhe njerezore pikerisht si kjo qytetare, qe ne menyre divine proteston duke luajtur ne violine, dhe jo per Shqiperine ne ankth e brenge per shkak te nje kryeministri te semure per karrige dhe para”.

Për të argumentuar këtë qëndrim, Vasili ka publikuar një foto ku sipas tij një qytetare proteston duke luajtur me violinë.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili protesta e 16 marsit protesta e opozites petrit vasili protesta e 16 marsit protesta e opozites

Sondazh

Poll