Aktualitet

VIDEO/ Era e fortë përfshin Durrësin, tre tragetet përplasen në port, nuk ka dëme

26 Shkurt 2020, 20:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Era e fortë përfshin Durrësin, tre tragetet përplasen

DURRËS– Një përplasje ka ndodhur mes tre trageteve në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa trageti A/F CLAUDIA po bëhej gati të nisej drejt Ankonës dhe pasi ka tërhequr spirancën eshte shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur e është ‘fërkuar’ me tragetin BARI dhe AF MARINA.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Pergjithshme Detare kjo ngjarje ka kaluar pa dëme materiale dhe pa pasagjerë të lënduar.  Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Drejtoria e Pergjithshme Detare në rrjetet sociale, tragetet ndodhen pranë njëri-tjetrit.

Njoftimi per shtyp nga Drejtoria e Pergjithshme Detare
Sot ne oren 19:30 ne portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Gjate manovrave per te dale nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka terhequr spirancen eshte shtyrë nga era e forte dhe ka prekur me ferkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dale nga porti dhe ka vazhduar rrugen per Ankona. Ju bejme me dije se nuk ka asnje demtim te anijeve dhe te pasagjereve te cilet udhetonin me linjen e Ankones.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres perplasen dy tragetet ne durres durres perplasen dy tragetet ne durres

Sondazh

Poll