Aktualitet

Fshihnin doza kokaine në çakmak / Arrestohet shqiptari dhe shoku i tij italian ( EMRI)

26 Shkurt 2020, 18:58 Nga DOSJA
Fshihnin doza kokaine në çakmak / Arrestohet shqiptari dhe shoku i

ITALI-Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar ditën e djeshmë nga policia italiane, në Reggio Emilia, pasi  ata mbanin doza kokaine në çakmak, në vend të gazit.

Shqiptari i ndaluar është Erald Zefi, 33 -vjeç dhe shoku i tij 43-vjeçar nga Caserta, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave vendase, policia ka sekuestruar edhe disa doza kokaine, një peshore elektronike, dy smartfonë dhe një shumë të vogël parash. Arrestimi u bë gjatë një kontrolli të territorit, ku karabinierët vunë re dy persona që po udhëtonin me makinën e tipit BMW 530.

Në dyshimet për aktivitet të paligjshëm, agjentët vendosën t’i vëzhgonin derisa këta të fundit hynë në një shtëpi në Via Goya, e cila i përkiste 33-vjeçarit shqiptar. Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti një fletore me emrat e klientëve dhe sodë buke, e cila përdoret si “substancë prerëse” për dozat e “kokainës”. Të dy u arrestuan me akuzën për trafik droge.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erald zefi policia italiane erald zefi policia italiane

Sondazh

Poll