Aktualitet

Mbetjet shtazore përpunohen pranë banesave, banorët e Lezhës protestojnë kundër ndotjes: Na sjellin probleme shëndetësor

25 Shkurt 2020, 18:24 Nga DOSJA
Mbetjet shtazore përpunohen pranë banesave, banorët e Lezhës

LEZHË– Banorët e lagjes “Skenderbeg” në Lezhë kanë protestuar të martën për shkak të erës së rëndë që shkaktohet nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore që ndodhet në këtë lagje.

Banorët thonë se e gjithë kjo ndotje ka bërë që fëmijët, por edhe të rriturit të kenë probleme shëndetësore. Në mbështetje të banorëve ishte dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili theksoi se nuk është aspak normale që në mes të një lagjeje shumë pranë qendrës së qytetit të ketë një fabrikë të tillë. Banorët paralajmëruan se nëse nuk merren masa do të dalin sërish në protestë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Marrë nga Top-Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret protestojne kunder ndotjes ne lezhe lezhe banoret protestojne kunder ndotjes ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll