Aktualitet

Koronavirusi/ Mesazhi i infermieres që po bën xhiron e rrjetit: Lëmë familjet, fshijmë lotët dhe festat i kalojmë në pun

25 Shkurt 2020, 18:06 Nga DOSJA

TIRANË– Një mesazh që po qarkullon orët e fundit në të gjitha mediat tregon frikën e infermierëve për të shkuar në punë në këto ditë që koronavirusi po përhapet masivisht. Konkretisht, sipas bluza të bardha shqiptare, mesazhi është shkruar nga një infermiere në Itali, e cila tregon se infermerët kalojnë çdo në rreziqe të ndryshme në spitale,mes shumë sëmundjeve dhe jo vetëm koronavirusit.

Frikë të shkoni në supermarket? Të merrni turnin apo autobusin? Të shkoni në teatër, kinema apo restorant? Është normale. Po ne infermierët, mund të kemi frikë? Jo për të shkuar në këto vende, jo. Por për të qenë në punë. Çdo ditë. Po, sepse sot e gjithë Italia është e terrorizuar nga koronavirusi. Kurse ne jemi gjithmonë kështu. Me meningjitin, tuberkulozin, HIV, HCV, H1N1… Me gjakun, urinën, të vjellat, vuajtjen. Jemi aty gjithmonë, çdo ditë, të hënën, të martën… të shtunën dhe të dielën. Por edhe natën ndërsa ju flini rehat. Jemi dhe për festa. Lemë burrat, gratë, fëmijët, prindërit. Ndonjëherë fshijmë lotët e më të vegjëlve, që duan të rrimë me ta dhe shkojmë se detyra na thërret. Edhe ne kemi dëshirë të festojmë. Të jemi të dielën në shtëpi me gjithë familjen. Edhe ne kemi frikë. Por nuk mundemi. Sepse detyra për ne është në plan të parë, gjithnjë pranë atyre që kanë nevojë. Dua t’iu bëj vetëm një pyetje: Sa prej jush do ta bënit tani punën që bëjmë ne? Sa prej jush do ta bënin me këtë rrogë që marrim ne? Pak besoj. Ndaj përpiquni të paktën të keni respekt më të madh për të gjithë ne, infermierë, mjekë dhe çdo pjesëtar të stafeve mjekësore kudo jemi. Do t’ju jemi vërtetë mirënjohës!”- shkruhet në mesazh.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 10 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mesazhi i infermieres koronavirusi ne shqiperi mesazhi i infermieres

Sondazh

Poll