Aktualitet

‘Mos bëni panik’/ Qendra Kombëtare e Urgjencës: Për 2 ditë kemi marrë 100 telefonata, kush s’ka dalë jashtë nuk ka

25 Shkurt 2020, 17:36 Nga DOSJA
‘Mos bëni panik’/ Qendra Kombëtare e Urgjencës:

TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos krijojnë panik nga frika se mund të infektohen nga koronavirusi. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se vetëm në dy ditët e fundit në QKU janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla sesi ta parandalojnë atë.

“Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus. Jemi thjesht me sezon gripi, mos u dyndini në urgjenca. Vetëm nëse simtomat përkeqësohen. Kush nuk ka dalë nuk ka mundësi të jetë infektuar,”-shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mos krijoni panik, Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me KORONAVIRUS (COVID-2019)

Alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga Koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në Njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Vetëm në dy ditët e fundit, janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla sesi ta parandalojnë atë. Normalisht është e drejta e të gjithë qytetarëve të kërkojnë informacion dhe padiskutim i gjithë stafi mjekësor i QKUM është i gatshëm të informojë dhe këshillojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë apo paqartësi.

Por nuk ka vend për panik dhe as për dyndje në urgjencat e spitaleve, pasi jemi në sezon virozash gripale dhe mund të kemi të bëjmë me një grip të thjeshtë. Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus.

Ndërsa ata që kanë lëvizur në zona të prekura në vendet ku është shfaqur koronavirusi, si masë paraprake për parandalimin e infektimit të personave të tjerë, duhet të vetëizolohen. Këto dy ditë ka pasur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga këto zonat e Italisë. Vijnë në një zonë ku ka pasur të prekur. Nëse kanë ardhur nga këto zona ku ka të prekur dhe nuk kanë shenja dhe simptoma, duhet të vetëizolohen, të rrinë në banesë të mos lëvizin, të ajrosin banesën, të hanë shëndetëshm dhe të dezinfektojnë ambientet ku rrinë dhe të presin 14 ditëshin. Në rast përkeqësimi duhet të telefonojnë 127.

COVID-2019

PERKUFIZIMI I NJE RASTI TE DYSHUAR PER (COVID-2019)

1-Nje person me infeksion respirtaor te rende akut(SARI) (temperature,kolle dhe ka kerkur hospitalizim ne spital) dhe nuk ka nje prejardhje te njohur e cila mund te justifikoj komplet prezantimin klinik,(duhet te kemi kujdes me prezantimet atipike te pacienteve te imunokompromentuar dhe te moshuarve)

2-Nje person me semundje respiratore akute dhe te pakten nje nga keto kritere:

Mesazhi për qytetarët është i qartë, qytetarët që nuk kanë dalë jashtë vendit, kanë temperaturë, probleme në frymëmarrje, jemi thjeshtë me sezon gripi, mos u dyndini në urgjenca. Vetëm nëse simtomat përkeqësohen. Kush nuk ka dalë nuk ka mundësi të jetë infektuar. #QKUM# ne sherbim te qytetareve.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(k.m/dosja.al)

aktualitet aktualitet koronavirusi koronvirusi ne shqiperi qendra kombëtare e urgjencës koronavirusi koronvirusi ne shqiperi qendra kombëtare e urgjencës

Sondazh

Poll