Sport

Beteja për Ligën e Kampionëve: Ja dhe sa pikë u duhen Milanit, Napolit dhe Juves...

Interit i mungojnë matematikisht katër pikë në pesë ndeshje për të festuar Scudetton, Milanit, Napolit dhe Juventusit do t'u duhet të punojnë pak më shumë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

20 Prill 2026, 11:00 Nga DOSJA

Beteja për Ligën e Kampionëve: Ja dhe sa pikë u duhen

ITALI - Me pesë ndeshje të mbetura në sezonin 2025/2026 të Serie A, është koha për të bërë llogaritjet.

Ndërsa Interit i mungojnë matematikisht katër pikë në pesë ndeshje për të festuar Scudetton, Milanit, Napolit dhe Juventusit do t'u duhet të punojnë pak më shumë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Me Comon ende të bllokuar në 58 pikë pas humbjes së tyre ndaj Sassuolos, shanset e tyre për të arritur Ligën e Kampionëve tani janë vendosur në kufirin e 74 pikëve. Një pikë më pak, pra 73 për Milanin në sajë të ndeshjeve kokë më kokë në favor të tyre kundër Comos dhe Romës. 

Prandaj, kuqezinjtë kanë nevojë për ende për 7 pikë, Napoli 8 dhe Juventusi 11. Me kusht që skuadra e Fabregasit të fitojë të pesë ndeshjet e mbetura kundër Genoas, Napolit, Veronës, Parmës dhe Cremoneses.

Renditja aktuale e Seria A për në zonën e Ligës së Kampionëve: Milan 66, Napoli 66, Juventus 63, Como dhe Roma me nga 58 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll