Sport

Superiore/ Barazim në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Bylis ndajnë nga një pikë...

Partizani mbetet jashtë zonës “Final Four” teksa shkon në 45 pikë, ndërsa Bylis është në vendin e parafundit me 32 pikë po aq sa edhe Vora dhe Tirana

19 Prill 2026, 22:06 Nga DOSJA

Superiore/ Barazim në “Arenën e Demave”, Partizani dhe

TIRANE - Nuk ka fitues në sfidën përmbyllëse të javës së 32 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Bylisit, pasi në “Arenën e Demave” ndeshja u mbyll me barazimin 1-1.

Bylisi e befasoi Partizanin teksa që në minutën e dytë zhbllokoi rezultatin me debutuesin Ferreira duke shfrytëzuar një gabim të vendësve. Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 19-të, Partizani arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Isgandarli me penallti të fituar nga ai vetë. Një 11-metërsh që u akordua pasi episodi u verifikua në sistemin VAR. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Partizani mbeti me 10 futbollistë, pasi Ismaili u ndëshkua me karton të kuq sepse preku topin me dorë me dashje dhe ishte lojtari i fundit. Në fillim arbitri i tregoi kartonin e verdhë futbollistit të Partizanit, më pas e verifikoi episodin në sistemin VAR dhe ngjyra e kartonit u shndërrua në të kuqe.

Pas këtij momenti historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më me skuadrat që morën nga 1 pikë që nuk i shërben asnjërës pasi Partizani mbetet jashtë zonës “Final Four” edhe për këtë javë teksa shkon në 45 pikë, ndërsa Bylis është në vendin e parafundit me 32 pikë po aq sa edhe Vora dhe Tirana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll