Sport

Leao, pas zëvendësimit i ankohet asistentit të Allegrit: "Pse po më largoni?"

Sipas DAZN, me të dalë nga fusha, portugezi me numrin 10 pati një konfrontim me ndihmësin e Allegrit, Aldo Dolcetti…

20 Prill 2026, 10:30 Nga DOSJA

Leao, pas zëvendësimit i ankohet asistentit të Allegrit:

ITALI - Rafael Leao nuk duhet të ketë qenë shumë i lumtur që u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas orës në ndeshjen e Veronës kundër Milanit, për javën e 33-të të sezonit të Serie A.

Me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve, falë golit të Rabiot në fund të pjesës së parë, i asistuar nga portugezi, numri 10 u thirr në stol për t’u zëvendësuar nga Gimenez. Por ai mbeti disi i hutuar.

Sipas DAZN, me të dalë nga fusha, numri 10 pati një konfrontim me ndihmësin e Allegrit, Aldo Dolcetti, duke e pyetur arsyen e zëvendësimit: "Pse po më zëvendësoni?" 

Me sa duket, Dolcetti bëri një gjest për të treguar thellësinë që i mungonte në gjysmën e parë të pjesës së dytë dhe që u kërkua me futjen e meksikanit...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll