Elbasani përmbys Teutën në shtesë, dhe tani vetëm 1 pikë më pak se sa Vllaznia…
DURRES - Në javën e 32-të të Superiores, Elbasani përfitoi nga barazimi i Vllaznisë në Vorë dhe arriti të marr&eu...
Me këtë barazim, Dinamo me 45 pikë rrezikon të humbasë vendin në “Final Four”, nëse Partizani fiton ndeshjen e tij ndaj Bylisit, ndërsa Tirana me 32 pikë mbetet ende në zonën e kuqe të renditjes

TIRANE - Dinamo City dhe Tirana në javën e 32-të të Abissnet Superiores u ndanë në barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit të luajtur në “Air Albania”, një rezultat që nuk kënaq asnjërën skuadër në objektivat e tyre për këtë sezon.
Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 54-t me golin e Mysloviç, duke marrë kontrollin e sfidës pas një pjese të parë të ekuilibruar. Megjithatë, reagimi i Dinamos nuk vonoi dhe vetëm katër minuta më vonë Malomo barazoi shifrat për 1-1, duke rikthyer tensionin në ndeshje.
Pjesa e dytë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste të shumta në të dyja portat. Dinamo kërkoi me ngulm golin e fitores, ndërsa Tirana u mbështet te kundërsulmet dhe te portieri Bekaj, i cili bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur rezultatin.
Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes erdhi në fund, kur Bregu humbi një penallti që mund t’i jepte Dinamos tri pikët, duke shtangur kampin blu. Në minutat shtesë, Dinamo pati edhe një tjetër rast të artë me Ditën, por pa arritur ta finalizonte.
Me këtë barazim, Dinamo me 45 pikë rrezikon të humbasë vendin në “Final Four”, nëse Partizani fiton ndeshjen e tij ndaj Bylisit, ndërsa Tirana me 32 pikë mbetet ende në zonën e kuqe të renditjes, pavarësisht pikës së marrë në derbi.
B.T (Dodja.al)
DURRES - Në javën e 32-të të Superiores, Elbasani përfitoi nga barazimi i Vllaznisë në Vorë dhe arriti të marr&eu...
VORE - Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Vorës, sfidë e vlefshme për javën e 32-t&e...
RROGOZHINE - Në kuadër të javës së 32-të të Superiores, kampionët e Egnatias ndalet sërish, këtë her&eu...
SHBA - Biletat e trenit për në stadiumin MetLife, stadiumi i New Jerseyt që do të presë tetë ndeshje të Kupës së ...
ANGLI - Është një nga misteret e ditës në Angli. Një koleksion i plotë i pesë medaljeve të fituara nga Manchester...
ITALI - Humbja e Comos ndaj Sassuolos dhe sfida direkte mes Atalantës dhe Romës, ia bëjnë më të sigurt vendin në zonën...
GJERMANI - Një trajner në tribunë - një skenar i njohur këtë sezon. Ky është një skenar i përjetuar nga disa...
ANGLI - Një rast i rëndësishëm për Doriane Pin. Francezja përfundoi një seancë prove të premten në pist&eum...
ANGLI - Cole Palmer ka zgjedhur të flasë për të shuar thashethemet. Në një intervistë të gjatë me The Guardi...
TURQI - Fenerbahçe humbi epërsinë në Ligën Turke ndaj Galatasaray dje, pasi barazoi me Rizespor (2-2). Anderson Talisca dhe Akt&uum...