Sport

Elbasani përmbys Teutën në shtesë, dhe tani vetëm 1 pikë më pak se sa Vllaznia…

Duhet thënë se Elbasani më herët shpërdoroi edhe një penallti në minutën e 85-të me Diallo, i cili edhe pse gjuajtji dy herë, gaboi përballë Selmanit.

18 Prill 2026, 22:41 Nga DOSJA

Elbasani përmbys Teutën në shtesë, dhe tani vetëm 1

DURRES - Në javën e 32-të të Superiores, Elbasani përfitoi nga barazimi i Vllaznisë në Vorë dhe arriti të marrë një fitore të rëndësishme në Durrës ndaj Teutës, që e afron në 1 pikë me skuadrën shkodrane.

Në “Niko Dovana”, Elbasani arriti të fitojë këtë përballje me rezzultatin 2-1, që erdhi me përmbysje për skuadrën e Gvozdenovic që shkon në 59 pikë.

Ishte Teuta ajo që mori avantazhin në këtë përballje teksa në minutën e 23-të shënoi me Arifin që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Të besuarit e Enkeled Dobit e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, por “Djemtë e Detit” nuk ditën ta ruajnë këtë rezultat.

Në fillimin e pjesës së dytë, Elbasani barazoi shifrat në 1-1, falë golit të Diallo po nga pika e penalltisë (53’). Kur u duk se skuadrat do të dilnin nga fusha e lojës në paqe, në minutën e 95-të, Elbasani pas ekzekutimit të një goditje këndi shënoi golin e fitores 2-1 me Ze Gomes.

Tani Elbasani është në vendin e dytë të klasifikimit në një garë të fortë me Vllazninë për titullin, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 38 pikë. Duhet thënë se Elbasani më herët shpërdoroi edhe një penallti në minutën e 85-të me Diallo, i cili edhe pse gjuajtji dy herë, gaboi përballë Selmanit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll