Sport

Vllaznia “ndalet” në transfertë pa rrezikuar kreun, shkodranët barazojnë pa gola me Vorën

Pas 32 javësh kampionat, Vllaznia kryeson me 60 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e shtatë me 32 pikë, po aq sa bardheblutë e Tiranës, të cilët i parakalojnë për rezultate më të mira në përballjet direkte.

18 Prill 2026, 22:30 Nga DOSJA

Vllaznia “ndalet” në transfertë pa rrezikuar kreun,

VORE - Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Vorës, sfidë e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Kryesuesit e kampionatit nuk përfituan më shumë nga disfata e Egnatias me Flamurtarin, për të thelluar akoma dhe më shumë diferencën me ndjekësit.

Nga ana tjetër, Vora mori një pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke parakaluar momentalisht Tiranën.

Pas 32 javësh kampionat, Vllaznia kryeson me 60 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e shtatë me 32 pikë, po aq sa bardheblutë e Tiranës, të cilët i parakalojnë për rezultate më të mira në përballjet direkte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll