Art&Argëtim

24 Shkurt 2020, 11:47 Nga DOSJA

Studioja turke “Red Yacht Design” dhe zyra holandeze e projektimit “Dykstra Naval Architects” janë bashkuar për të realizuar  një koncept të ri jahti luskoz, 64-metër të gjatë (jahti më i gjatë i realizuar ndonjëherë) të quajtur “ICE Kite”.

I zhvilluar së bashku me një sipërmarrës gjerman, tipari përcaktues i “ICE Kite” është sistemi i saj i lundrimit, që funksionon në të njëjtën kohë me motorët me emetim të ulët në bord. Sistemi mund të shtojë efikasitetin e jahtit në kushte të caktuara të motit.

Sipas studios, pronari i superyacht është “një sipërmarrës gjerman”, i cili për herë të parë ka porositur dizajnin në mesin e vitit 2018.

ICE Kite karakterizohet nga linja të jashtme “të hijshme” dhe “të sofistikuara” me një përdorim të gjerë të xhamit në të gjithë sipërfaqen. Sipas studimit, dëshira e pronarit ishte “të krijonte një jaht që të ndjehet sikur ajo është një pjesë integrale e detit, e frymëzuar nga kafshët e detit”.

Jahtit luksoz nuk i mungojnë dhe detajet që e bëjnë të veçantë.  I përbërë nga një bar dhe një verandë,ku gjendet dhe një jakuzi, brenda këtij jahti mund të qëndrojnë deri në 10 persona dhe është i përshtatshëm për pjestarët e një familjeje.

Me një strukturë alumini dhe fibër karboni, ICE Kite kombinon praktikat e lundrimit me rezistencë të ulët për të optimizuar motorët e tij për përdorim efikas. Një palë motorë kryesorë 735 KË i japin ICE Kite një shpejtësi maksimale prej 37 km/h.

Burimi: superyachttimes.com

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ice kite jahti luksoz jahti me i gjate pronari gjerman ice kite jahti luksoz jahti me i gjate pronari gjerman

Sondazh

Poll