Art&Argëtim

Gjithnjë me zemër të madhe, pas vdekjes Kirk Douglas lë 80 milion $ për bamirësi! Kush do e trashëgojë pjesën e mbetur?

24 Shkurt 2020, 09:31 Nga DOSJA
Gjithnjë me zemër të madhe, pas vdekjes Kirk Douglas lë 80

SHBA– Legjenda e Hollivudit, Kirk Douglas ishte gjithmonë një burrë mjaft bamirës, ​​dhe kjo nuk mbaroi me vdekjen e tij në fillim të këtij muaji. Ikona e ekranit, i cili vdiq më 5 shkurt në moshën 103 vjeçare, la pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 80 milion dollarësh në fondacionin Douglas, fondacion bamirësie që ai themeloi gati gjashtë dekada më parë.

Fondacioni Douglas u krijua në vitin 1964 nga Douglas dhe gruaja e tij Anne Beydens Douglas, e cila shërben ende si administruese e besuar e fondacionit jofitimprurës.

“Qëllimi kryesor i Fondacionit Douglas është të ndihmojë ata që nuk mund të ndihmojnë ndryshe veten e tyre,”– thotë webfaqja e grupit.

“Fokusi kryesor i tij është përmirësimi i arsimit dhe shëndetit, nxitja e mirëqenies dhe më e rëndësishmja zhvillimi i mundësive të reja për fëmijën që e mbajnë të ardhmen tonë në duart e tyre,”– shkruhet më tej.

Douglas është i njohur për filmat klasikë si “Spartacus”, “Lust for Life” dhe “Ace in the Hole”, si dhe njihet gjithashtu si babai i aktorit të njohur Michael Douglas.

 

Është e paqartë kush do të marrë pjesën tjetër të parave të Kirk Douglas, rreth 10 milion dollarë.

Burimi: pagesix.com

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori bamirësi kirk douglas legjenda e hollivudit michael douglas aktori bamirësi kirk douglas legjenda e hollivudit michael douglas

Sondazh

Poll