Art&Argëtim

Gjysmë i zhveshur, qytetari nxemje para protestës (VD)

16 Mars 2019, 16:27 Nga DOSJA
Gjysmë i zhveshur, qytetari nxemje para protestës (VD)

TIRANË– Në videon e mëposhtme shihet se si një person bën nxemje përpara fillimit të protestës së opozitës. Mësohet se personi në fjalë është një nga protestuesit e sotëm tek protesta e opozitës.

Përpara fillimit të protestës së opozitës, ai shihet gjysmë i zhveshur teksa bën nxemje me disa ushtrime që duken si të stilit karate.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama.

Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale nxemje para protestes protesta e opozites 16 mars 2019 nxemje para protestes protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll