Politike

Dorëzimi i postit të Presidentes/ Osmani- Haxhiut: Besimplotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes ndaj institucioneve

Në një ceremoni zyrtare në zyrën e Presdentes, Osmani u shpreh se, është besimplotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes ndaj institucioneve. 

4 Prill 2026, 16:18 Nga D.S
Dorëzimi i postit të Presidentes/ Osmani- Haxhiut: Besimplotë
Haxhiu- Osmani

KOSOVË- Vjosa Osmani ka dorëzuar sot detyrën e presidentes së Kosovës. Në një ceremoni zyrtare në zyrën e Presdentes, Osmani u shpreh se, është besimplotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes ndaj institucioneve. 

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes deri në zgjedhje të një presidenti të ri. 

Fjala e plotë e Osmanit: 

“Ju dëshiroj mirëseardhje zonja kryetare e Kuvendit dhe nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës. Gjithnjë ka qenë një nga dëshirat e mia të mëdha që kurdo që dal nga kjo zyrë ta lë një grua mbrapa. Kjo dëshirë sot po më plotësohet dhe shpresoj shumë që siç thotë populli ta ngrehni këmbën zhag edhe ju që pas jush të jetë një grua në këtë zyrë. Me besimin e plotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes të veçantë ndaj institucioneve dhe ndaj çdo qytetari të Republikës.

Në emër edhe të gjithë bashkëpunëtorëve këtu në Presidencë dhe shumë të tjerë që s’janë këtu tash për momentin, ju dëshiroj shumë suksese për gjatë kohës sa do të qëndroni këtu si ushtruese e detyrës. S’do të jetë punë e lehtë.

Edhe unë i kam provuar të dyja më 2021 edhe si kryeparlamentare edhe u.d. e presidentes. Sado që kanë sfida të veta, të jesh kreu i shtetit dhe ta udhëheqësh politikën e jashtme të vendit e ushtrinë e saj, dhe detyra të tjera si përfaqësim i unitetit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe ju dëshirojmë shumë sukses e shëndet në periudhën në vijim. Njëkohësisht shpresojmë shumë që Kuvendi sa më parë ta zgjedhë presidentin apo presidenten e re me shpresën që të kemi stabilitet institucional në një kohë kur jo vetëm shteti jonë dhe rajoni ynë, por e gjithë bota po kalon kriza të mëdha”, tha Osmani./Dosja.al

vjosa osmani albulena haxhiu

Sondazh

Poll