Politike

'Me Ramën integrim nuk ka'/ Berisha: Herën tjetër do të jenë 13 vende Europiane që do e bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha paralajmëroi se herën tjetër do të jenë 13 vende Europiane që do e bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE

4 Prill 2026, 12:29 Nga I.A
'Me Ramën integrim nuk ka'/ Berisha: Herën tjetër do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se me Edi Ramën kryeministër nuk ka integrim të vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha paralajmëroi se herën tjetër do të jenë 13 vende Europiane që do e bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Po ashtu, Berisha duke deklaruar se procesi aktualisht është në vendnumërio, nuk hoqi mundësinë që mund të ketë dhe kthim prapa.

'Kam dijeni për këtë sepse me datën 1 prill, kur pritej të diskutohej për raportin e vlerësimit të standardeve të shtetit ligjor në Shqipëri dhe luftës kundër korrupsionit, numri i vendeve që u shpreh kundër votimit të tij, i mbidyfishua, nga 4 u bënë 9. Dhe ne ju kishim paralajmëruar për këtë. Nuk mund të kapërdihet, ju garantoj se herën tjetër do të jenë 13. Pse do të jenë 13? Sapo të marrin vesh të vërtetën Balluku. E vërteta e dosjes Balluku dhe AKSHI, janë bërë dokumente të pakundërshtueshme të korrupsionit në Shqipëri dhe të bllokimit të luftës ndaj korrupsionit nga Edi Rama. Por probleme të tjera të mëdha përveç këtyre janë të panumërta dhe ajo që po ndodh, po të më pyesni mua, njëlloj siç hapet pika e vajit, po kthjellohen, po përhapen dhe opinionet e sakta për qeverinë e Tiranës. Edi Rama këto ditë, duke mashtruar shqiptarët dhe duke mos u treguar të vërtetën, thotë nëpër takimet me socialistët se janë ata të paudhët që po përpiqen të pengojnë këtë proces.

Edhe njëherë dua të them para shqiptarëve: qëndrimi ynë është shumë transparent, ne jemi për procesin e integrimit, por deklarojmë se Shqipëria nuk plotëson absolutisht asnjë kriter përveç kriterit gjeostrategjik. Siç e shihni ju, koha po vërteton këtë që kemi thënë. Ne e kemi thënë këtë me kohë, ne kemi paraqitur para komunitetit ndërkombëtar dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme se, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Ato janë të sanksionuara në 7 rezoluta ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë dhe të djathta. Tani këto po realizohen të gjitha një e nga një. Me Edi Ramën ju siguroj, siç e tha dhe vetë Komisioni Europian, integrimi nuk është çështje lider. Pra me Edi Ramën integrim nuk ka. Edi Rama është një armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesit të tij. Ne mbrojmë interesat e shqiptarëve duke denoncuar korrupsionin e Edi Ramës, korrupsionin e familjarëve, mbrojtjen që ai i bën korrupsionit dhe bllokimit e sistemit të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Por tani kjo po realizohet në mbarë Europën,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2026, 08:19 I.A

A ia vlen të rivihet në punë ARMO?

BALLSH- Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun e pakicë, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes së produktit në bursa, rikt...