Politike

Berisha: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, integrimi është në vendnumëro

Sipas Berishës, raporti lidhet me vlerësimin e standardeve të shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit në vend, ndërsa ai e cilëson këtë si një sinjal të përkeqësimit të perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë.

4 Prill 2026, 12:26 Nga I.A
Berisha: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, integrimi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është rritur numri i vendeve që kanë votuar kundër miratimit të raportit IBAR për Shqipërinë, nga 4 në 9 shtete. Sipas Berishës, raporti lidhet me vlerësimin e standardeve të shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit në vend, ndërsa ai e cilëson këtë si një sinjal të përkeqësimit të perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë.

Berisha deklaroi se Shqipëria nuk plotëson kriteret e integrimit në BE, përveç atij gjeostrategjik.

“Së dyti, dita 1 prill është dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e arritjes më të madhe historike në fushën e sigurisë pas shpalljes së pavarsisë së vendit. Por këtë ditë ne morëm edhe një lajm të hidhur, që e fshehur qeveria. Këtë ditë në Bruksel, në debatin që do zhvillohej për IBAR-in me Shqipërinë, nuk ishin më tre apo katër vende që kundërshtonin miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, por ato u bënë 9 vende që e kundërshtuan me shumë argumente dhe shumë çështje votimin e këtij raporti. Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu këtu, përkundrazi nxjerr zëdhënësit e tij të mashtrojnë shqiptarët.

Por unë përsëri u them se pa votimin unanim të këtij raporti, Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull, çka do të thotë procesi i integrimit për momentin është vendnumëro. Por u garantoj se nëse vazhdohet ky qëndrim, kjo mbrojtje e Lubi Ballukut, në rast se vazhdohet ky qëndrim ndaj dosjes së AKSHI-t, ku Linda e vërtetë është ajo e Surrelit, kurse Mirlinda është prestanome e saj, Shqipëria jo vetëm që do të rrijë në vendnumëro, por do të kthehet mbrapa me ndëshkime të rënda. Kjo është e vërteta. Edhe ky është një motiv shumë i fortë për shqiptarët që të mbrojnë projektin e tyre, projektin e jetës së tyre, projektin e integrimit të vendit në BE,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2026, 08:19 I.A

A ia vlen të rivihet në punë ARMO?

BALLSH- Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun e pakicë, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes së produktit në bursa, rikt...