2 Prill 2026, 16:54
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për legalizimet e pronave. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë, Rama u shpreh se legalizimet janë një proces shumë i vështirë.
Në lidhje me këtë, lideri i PS-së tha se do të bëhet një sistem me kritere të qarta dhe me vite, por nuk do jetë e mundur që të bëhet kapërcime në sistem. Sipas tij do të krijohen pak më shumë kapacitet duke përdorur edhe njësitë bashkiake. Në fund, Rama tha se po digjitalizohen të gjitha hartat.
"E kemi bërë si temë diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS edhe legalizimet dhe kadastra ishin në fokus kësaj radhe. Kemi diskutuar për legalizimet sepse shqetësimin se legalizimet janë një proces shumë i vështirë. Është akoma një numër prej 70 mijë që duhen bërë. Një pjesë për ne është e pamundur për ne, për shkak të ligjit aktual. Një pjesë tjetër duhet bërë. Më e drejta është koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që prej 2010, kurse dikush tjetër që e ka bërë legalizimin në 2018 ta marrë më parë. Nuk mund të vazhdohet me blloqe.
Ajo që kemi kërkuar dhe që do të bëhet, është që do të bëhet një sistem me kritere të qarta dhe me vite, por ama nuk do jetë e mundur që të bëhet kapërcime në sistem. Kjo do të krijojë pak më shumë qartësi për njerëzit. Ne do të krijojmë pak më shumë kapacitet duke përdorur edhe njësitë bashkiake. Puna vazhdon dhe legalizime bëhen përditë. Ne jemi duke digjitalizuar të gjitha hartat. Problemi është që Kadastra e ka informacionin nëpër harta, deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Deri në vitin 2027 do i kemi të gjitha të digjitalizuar," tha Rama./Dosja.al
edi rama takim ps
Politike
2 Prill 2026, 16:50
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare. G...
Politike
2 Prill 2026, 16:34
E. D
Jorgo Goro
FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. Ai u vetëdorëzua ...
Politike
2 Prill 2026, 16:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Auto...
Politike
2 Prill 2026, 16:13
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se Kryetari i Kuvendi...
Politike
2 Prill 2026, 16:06
E. D
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla e Kuvendit, pasi mazhoranca ka nisur votimin.
Siç shihet edhe ...
Politike
2 Prill 2026, 15:57
E. D
TIRANË- Tensionet të ashpra ka pasur gjatë momentit të ndërprerjes së seancës për pak minuta nga kryetari i Kuvendit N...
Politike
2 Prill 2026, 15:51
E.d
TIRANË- Kuvendi ka mbylluar diskutimet për seancën e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlametart të PS-së, Tauland Balla u shpreh se p&e...
Politike
2 Prill 2026, 15:39
E.d
Foto ilustruse
Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të enjten një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare...
Politike
2 Prill 2026, 15:26
E.d
Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi
TIRANË- Një debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqit. Vo...
Politike
2 Prill 2026, 15:22
E. D
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, i është drejtuar kryetarit të kuvendit, Niko Pelshit, d...