Politike

“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”/ Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë, Rama u shpreh se numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes së tij.

2 Prill 2026, 16:50 Nga E.d
“Shqipëria gëzon respekt në arenën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë, Rama u shpreh se numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes së tij.

Ai tha se kur ka ardhur në pushtet vendi numëronte 2 milionë tursitë, ndërsa tani numëron 12 milionë. Rama theksoi se mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri në atë kohë ishte 300-400 milionë euro në vit, ndërsa tani është 1.5 miliardë.

“Krijimi i një respekti në arenën ndërkombëtare nuk është çështje thjesht sesi vishesh apo si flet, por është çështje se kë përfaqëson dhe çfarë përfaqëson. Unë besoj se ndryshimi i pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare ka ardhur si rezultat i faktit që kemi pasur edhe çfarë të tregojmë, jo thjesht si ta tregojmë. Ne kur kemi filluar këtë punë, Shqipëria kishte 2 milionë turistë, ku numëroheshim edhe ne që ktheheshim nga udhëtimet jashtë shtetit. Pra numëroheshin të gjithë ata që hynin në kufij, pavarësisht se kishin pasaportë shqiptare apo të huaj. Kemi arritur në 12 milionë, me pasaportë të huaj. Në atë kohë mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri ishte 300-400 milionë euro në vit, ndërsa tani kemi kaluar 1.5 miliardë. Të gjitha këto janë para që hyjnë në ekonomi”, tha Rama./Dosja.al

 

edi rama takim ps

Sondazh

Poll