Politike

"Po dëmtojnë diçka madhështore..."/ Integrimi në BE, Rama sulmon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodh

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë, Rama u shpreh se luftë politike ka dhe në vende të tjera, ndërsa mori si shembull Maqedoninë.

2 Prill 2026, 17:23 Nga E.d
"Po dëmtojnë diçka madhështore..."/ Integrimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke thënë se 'të paudhët' nuk lanë gjë pa thënë që procesi i integrimit në BE mos të ndodhte. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë, Rama u shpreh se luftë politike ka dhe në vende të tjera, ndërsa mori si shembull Maqedoninë.

Kjo duke thënë se opozita maqedonase nuk e ka bërë kurrë këtë ndaj maxhorancës së tyre. Në lidhje me integrimin e vendit në BE, lideri i qeverisë tha se shqiptarëve këtë herë po u buzëqesh fati, pasi të gjitha fuqitë e mëdha i kanë me vete.

Edi Rama: Nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodh. Luftë politike ka dhe në vende të tjera nuk ja kanë bërë kurrë maqedonasit maqedonasve këtë punë. Kurrë. Që të thonë atje shiko se këta… ne kësaj nuk kemi ça i bëjmë. Nuk kemi ça i bëjmë ca të paudhëve që nuk e kanë idenë që çfarë po bëjnë.

Po tentojnë të dëmtojnë një moment ku fati, historia po i buzëqesh shqiptarëve. Diçka madhështore dhe gjëja më e jashtëzakonshme që mund të bëjmë për fëmijët tanë. E kundërta është gjëja më dramatike. Që ne të mos ja dalim dot. Nëse dera mbyllet. Do duhen vite pastaj. Isha me ca studentë, të duket sikur je europian se ikën pa vizë, shkon ku të duash, por kur zbret nga avioni nuk je më europiane atje, je i huaj. Ndërkohë që duke hyrë, duke u bërë Shqipëria vend anëtar je vendas në çdo qytet të BE./Dosja.al

edi rama takim ps

Sondazh

Poll