Aktualitet

IKMT zbarkon në Radhimë me mbështetjen e FNSH-së! Nis shembja e 5 objekteve mes tensioneve me banorët(VIDEO)

Aksioni parashikon shembjen e katër banesave dhe një restoranti, operacion ky që ka hasur kundërshtime të forta të banorëve vendas.

27 Mars 2026, 14:02 Nga D.S

IKMT zbarkon në Radhimë me mbështetjen e FNSH-së! Nis

VLORË- IKMT ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të premteje në Radhimë, i shoqëruar nga forcat e Policisë dhe FNSH-së, për të ekzekutuar prishjen e pesë objekteve në këtë zonë. Aksioni parashikon shembjen e katër banesave dhe një restoranti, operacion ky që ka hasur kundërshtime të forta të banorëve vendas.


Ndërsa situata rreth shtëpive paraqitet e tensionuar, raportohet se administratorët e restorantit nuk kanë bërë qëndresë ndaj ndërhyrjes së mjeteve rënda. Ky proces mbetet nën monitorimin e rreptë të forcave të rendit për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave./Dosja.al

vlore ikmt

Sondazh

Poll