Politike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshi

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

27 Mars 2026, 10:59 Nga I.A

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshi

TIRANË- Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Fredi Belerit e Pandeli Kokaveshit, të cilët kishin ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm që i shpalli fajtorë për korrupsion në zgjedhje. Beleri u dënua me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi 3 vite shërbim prove.

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota. Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë./Dosja.al

fredi beleri pandeli kokaveshi

Sondazh

Poll