Aktualitet

U rrëzua ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë në Dibër, niset me urgjencë drejt Tiranës turisti polak

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

26 Mars 2026, 19:34 Nga E.d
U rrëzua ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë
Foto ilustruse

DIBËR- Një turist është plagosur ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Radomirë të Dibrës. Ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. 35-vjeçari polak ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G. ë., 35 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Dosja.al

radomirë turist spital

Sondazh

Poll