Sport

VIDEO: Shumë vuajtje për kampionët, Bayern fiton në një ndeshje me 5 gola

21 Shkurt 2020, 21:46 Nga DOSJA
VIDEO: Shumë vuajtje për kampionët, Bayern fiton në një

Bayern Munchen fitoi me shumë vështirësi kundër Paderborn me rezultatin 3-2. Një ndeshje shumë e luftuar deri në minutën e fundit me skuadrën bavarezëve që mund të gabonte në shtëpi, duke qenë se skuadra e Klaus Gjasulës (titullar nga minuta e parë) tregoi një paraqitje fantastike.

Gnabry hapi ndeshjen në minutën e 25′. Sulmuesi i Bayern vallëzoi brenda zonës duke çuar topin në rrjetë për 1-0. Goli i tij u barazua në minutën e 44′, aty ku Manuel Neuer i dha mundësinë Srbeny të barazonte në 1-1.

Lewa korrigjoi gjithçka në minutën e 70′ duke kaluar sërish ekipin e tij në avantazh pas një pasimit të Gnabryt, por miqtë barazuan pas 7 minutash me një kundërsulm vrasës. Michel dërgoi topin në rrjetë.

Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në paqe, “gjahtari” Lewandowski shpiki një gol duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në minutën e 88′ për 3-2. Vendasit mbajnë vendin e parë me 49 pikë, ndërsa Paderborn mbetet në vend të fundit me 16 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga paderborn bayern bundesliga paderborn

Sondazh

Poll