Aktualitet

EMRAT/ Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 anëtarët e grupit kriminal

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, prokurori Behar Dibra kërkoi ndaj tyre, 133 vite burg në total.

26 Mars 2026, 14:13 Nga E.d
EMRAT/ Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite
Foto ilustruse

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ditën e sotme 133 vite burg për 17 anëtarët e një grupi kriminal, i cili ka kultivuar përmes serave në qytetin e Beratit rreth 1.8 ton lëndë narkotike, kanabis. 

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, prokurori Behar Dibra kërkoi ndaj tyre, 133 vite burg në total. Ndaj Sadetin Hasajt dhe Blerim Xhekas, SPAK kërkoi 13 vite burg. Ata ndiqen nga Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj dhe Samoel Lushaj, për të cilët u kërkua nga 10 vite burg. Ndërsa për anëtarët e tjerë u kërkua nga 9 deri në 5 vite heqje lirie. 

Të pandehurit dhe pretenca

Sadetin Hasaj, kërkohet 13 vite burg
Blerim Xheka, kërkohet 13 vite burg
Sidrit Bisha, kërkohet 10 vite burg
Suad Smakaj, kërkohet 9 vite burg
Jurgen Ujkaj, kërkohet 10 vite burg
Samoel Lushaj, kërkohet 10 vite burg
Endriol Xheka, kërkohet 9 vite burg
Mirvaldo Disha, kërkohet 9 vite burg
Hmadi Dyli, kërkohet 8 vite burg
Arben Vrapi, kërkohet 6 vite burg
Adiol Çifliku, kërkohet 6 vite burg
Lulzim Bushataj, kërkohet 5 vite burg
Mustaf Manej, kërkohet 5 vite burg
Bashkim Mema, kërkohet 5 vite burg
Drita Mema, kërkohet 5 vite burg
Izmire Mema, kërkohet 5 vite burg
Edison Mema, kërkohet 5 vite burg

Ata janë arrestuar gjatë një operacioni policior në vitin 2022, ku dhe u gjet dhe sekestrua  870 kilogramë kanabis. Gjithashtu u arrestuan edhe 9 persona. 

17 anëtarët e grupit kriminal akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”./Dosja.al

spak berat kanabis

Sondazh

Poll