Aktualitet

Sulm i ri kibernetik! ‘Homeland Justice’ deklaron se ka hakeruar Postën Shqiptare

Pas sulmit ndaj faqes zyrtare të Kuvendi i Shqipërisë, grupi i njohur si Homeland Justice ka deklaruar se ka depërtuar edhe në sistemet e Posta Shqiptare.

25 Mars 2026, 21:05 Nga D.S

Sulm i ri kibernetik! ‘Homeland Justice’ deklaron se ka hakeruar

TIRANË- Një sulm kibernetik është raportuar ndaj Postes Shqiptare. Pas sulmit ndaj faqes zyrtare të Kuvendi i Shqipërisë, grupi i njohur si Homeland Justice ka deklaruar se ka depërtuar edhe në sistemet e Posta Shqiptare.

Grupi "Homeland Justice" ka deklaruar përmes aplikacionit Telegram se ka marrë nën kontroll infrastrukturën digjitale dhe të gjitha të dhënat e Postës Shqiptare. Sipas tyre, ky sulm vjen si kundërpërgjigje ndaj një bashkëpunimi të supozuar të institucionit me organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), e vendosur në kampin Ashraf 3, duke lëshuar njëkohësisht akuza të forta për korrupsion dhe cenim të sigurisë.

Faqja zyrtare e Postës Shqiptare është raportuar jashtë funksionit dhe grupi ka paralajmëruar sulme të tjera të njëpasnjëshme,ndonëse institucioni ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar. Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë vërtetësinë e këtyre kërcënimeve dhe të vlerësojnë dëmin real, në një kohë kur siguria kibernetike mbetet një sfidë kritike për sektorin publik në Shqipëri./Dosja.al

Sulm i ri kibernetik! ‘Homeland Justice’ deklaron se ka hakeruarSulm i ri kibernetik! ‘Homeland Justice’ deklaron se ka hakeruarSulm i ri kibernetik! ‘Homeland Justice’ deklaron se ka hakeruarSulm i ri kibernetik! ‘Homeland Justice’ deklaron se ka hakeruar

posta shqiptare homeland justice’ deklaron se ka hakeruar postën shqiptare

Sondazh

Poll