Mot i paqëndrueshëm, me temperatura mesatare, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot, vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura mesatare që gjatë ditës pritet të...
Administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative konsiderohet si shërbim ndaj ndërmarrjeve dhe është një indikator i mirë i shëndetit të bizneseve të tjera.

Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë për rënie të punonjësve të zyrave dhe në sektorin e industrisë dhe nga ana tjetër rritje të punësimit në aktivitet që lidhen me turizmin dhe ndërtimin.
Sipas të dhënave të zyrtare të INSTAT vihet re reduktim i theksuar në aktivitetet mbështetëse të biznesit, “Administrim zyrash, mbështetje administrative” me një rënie vjetore të indeksit të punësimit me -7.3% në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke u renditur si fusha me tkurrjen me të fortë te punonjësve.
Administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative konsiderohet si shërbim ndaj ndërmarrjeve dhe është një indikator i mirë i shëndetit të bizneseve të tjera. Nëse ndërmarrjet e tjera kanë rritje, ato kërkojnë më shumë shërbime mbështetëse dhe administrative.
Burimet nga tregu pohuan se rënia e punësimit në stafet e zyrave shpjegohet edhe me automatizimin dhe Inteligjencën Artificiale. Shumë detyra përsëritëse si faturimi, arkivimi dhe menaxhimi i të dhënave tani kryhen nga softuerë, duke pakësuar nevojën për staf mbështetës.
Kjo tendencë negative e punësimit është shtrirë edhe në sektorë të tjerë si Transporti dhe magazinimi, i cili u tkurr me -3.3% në tremujorin e fundit 2025, si dhe në industritë nxjerrëse e përpunuese që pësuan një rënie mesatare -2%.
Industria kryesisht ajo përpunuese është në një cikël krize të gjatë që po vijon me shkurtimin e punonjësve si rrjedhojë e rënies së porosive nga jashtë, rritjes së kostove te brendshme dhe humbjet nga kursi i këmbimit.
Punësimi në aktivitetet ligjore gjithashtu shënoi një rënie të lehtë, duke mbyllur vitin me një performancë negative prej -0.7%.
Në anën tjetër të spektrit, turizmi dhe tregtia po shërbejnë si motorët kryesorë të rritjes së punësimit. Hotelet udhëheqin me një rritje vjetore të indeksit të punësimit me 10.8% në tremujorin e fundit 2025, të ndjekura nga Tregtia me shumicë me 10.1%.
Po ashtu, sektorët e ndërtimit dhe Agjencive të udhëtimit treguan qëndrueshmëri të lartë, duke u zgjeruar punësimin në të njëjtën periudhe me nga 6.3% secili. Ky kontrast i thellë mes rënies drastike në shërbimet administrative dhe rritjes hovshme në sektorin e mikpritjes sugjeron një riorientim të kapitalit njerëzor drejt ekonomisë së shërbimeve dhe turizmit në fundin e vitit 2025./Monitor.al
Sot, vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura mesatare që gjatë ditës pritet të...
TIRANË- Hyrja e qytetit “Studenti” të ofron shpresë. Godinat e rikonstruktuara dallojnë me fasada të lyera rishtazi, drit...
Lidhur me skandalin seksual të anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili u përfshi në ngacmim seksual me një zonjë, q&eu...
Rasti i publikuar sot në emisionin “Stop” paraqet historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M, e cila pretendon, s...
Ardita Gashi dhe Ilaz Brahimi PODUJEVË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Majac ...
Shabana Mahmood ANGLI- Shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës kanë pretenduar se janë viktima të skllav...
Foto ilustruse TIRANË- Vendimi për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të...
Foto ilustruse KOSOVA- Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një ish-pjesëtar të forcave serbe, për të...
Foto ilustruse KORÇË- Një zjarr i cili ka shkaktuar shumë dëme materiale ka rënë në zonën e quajtur Pelivor,...
ITALI- Gjykata e Foggia-s në Itali ka lënë në paraburgim 14 të arrestuarit nga operacioni i javës së kaluar, ku ...