Politike

“Do të gjej!”/ Edi Paloka flet për Dosja.al, tregon çfarë bëri efektivi në foto

16 Mars 2019, 20:18 Nga DOSJA
“Do të gjej!”/ Edi Paloka flet për Dosja.al, tregon

TIRANË- Opozita zhvilloi sot protestën e saj të paralajmëruar prej rreth një muaj më parë, protestë e cila nuk kaloi pa incidente e përplasje të policisë me protestuesit. 

Lidhur me përdorimin e ujit dhe gazit lotsjellës nga ana e policisë, ka reaguar edhe ish-deputeti njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

ME anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar fotografinë e një efektivi të FNSH-së, ndërsa fotos i bashkëngjit shkrimin: “Do të të gjej…”.

Pas kësaj Dosja.al, kontaktoi me z.Paloka lidhur me këtë postim, për të cilin ai u shpreh: “Ju hodhi lendë djegese në sy dhe fytyrë protestuesve edhe pse nuk po bënin asgjë. Po qëndronin thjesht ulur tek pedonalja”.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike do të gjej edi paloka kërcënon policin paloka flet për dosja.al do të gjej edi paloka kërcënon policin paloka flet për dosja.al

Sondazh

Poll