Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme rriti çmimet/ “Bordi” i transparencës mblidhet për herë të parë, priten të përcaktohet çmimi tavan

Deri më datë 24 mars kompanitë kanë afat që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

23 Mars 2026, 17:53 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme rriti çmimet/ “Bordi” i
Foto ilustruse

TIRANË- Vendimi për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, e cila erdhi si pasojë e konfliktit në Gjirin Persik ka hyrë zyrtarisht  në fuqi. Ky vendim është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama. Deri më datë 24 mars kompanitë kanë afat që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

Në kuadër të kësaj, Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave, i cili do të caktojë çmimet tavan për tregtimin e naftës. Në vendimin e qevrisë thuhet se çmimet që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend.

“Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë./Dosja.al

nafta bordi vendim

Sondazh

Poll