Aktualitet

EMRI/ U arrestua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie efektivin e policisë

Elezi ishte arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

23 Mars 2026, 14:49 Nga E.d
EMRI/ U arrestua për shpërdorim detyre, Gjykata e
Foto ilustruse

TIRANË-  Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për policin Admir Elezi. Elezi ishte arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ai dyshohet se ka manipuluar prova në lidhje me arrestimin e një personi, pasi gjatë kontrollit të policisë atij i ishte gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

“Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave”,  bëri me dije AMP gjatë njoftimit publik për rastin disa ditë më parë./Dosja.al

admir elezi gjykata e tiranës  policia

Sondazh

Poll