Aktualitet

VIDEO/ Kritikoi qeverinë në Report TV, shkarkohet nga puna gazetari Ilir Babaramo: Bolino më tha nuk mund të punosh me mua dhe të ...

Sipas gazetarit, është kontaktuar mbrëmjen e kaluar nga Carlo Bolino dhe i ka komunikuar shkarkimin, për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë Rama.

23 Mars 2026, 12:27 Nga I.A

VIDEO/ Kritikoi qeverinë në Report TV, shkarkohet nga puna gazetari

TIRANË- Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo. Babaramo i cili prej vitesh drejtonte emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” është shkarkuar nga puna, pasi ka kritikuar qeverinë në Report Tv.

Sipas gazetarit, është kontaktuar mbrëmjen e kaluar nga Carlo Bolino dhe i ka komunikuar shkarkimin, për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë Rama.  

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna. Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim. Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet Babaramo.


Ditën e djeshme, Babaramo i ftuar në një emision në Report Tv ka kritiuar qeverinë në lidhje me investimet që ka bërë në disa fusha të ndryshime./Dosja.al

carlo bolino report tv ilir babaramo

Sondazh

Poll