Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj ditor se më 22 mars e ka gjetur të vdekur një burrë në një makinë në të njëjtin fshat, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda.

23 Mars 2026, 09:53 Nga D.S

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga të shtënat me armë

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur të hënën se një grua e plagosur një ditë më parë, 73-vjeçare, në fshatin Majac të Podujevës, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj ditor se më 22 mars e ka gjetur të vdekur një burrë në një makinë në të njëjtin fshat, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda.

Betimi për Drejtësi, media e specializuar në fushën e drejtësisë ka raportuar se një 31-vjeçare është e dyshuar për vrasje dhe vetëvrasje.

Sipas këtij mediumi, burri i vrarë dyshohet të ketë qenë i dashuri i saj.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se gjendja e 31-vjeçares është e rëndë dhe po vazhdon trajtimi i saj.

Në javën që lamë pas janë regjistruar tre persona tjerë të vdekur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri: një në Podujevë, një në Klinë dhe një në Gjakovë.

Mijëra armë zjarri pa leje llogaritet të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës. Ekspertët argumentojnë se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura./REL

ndërron jetë gruaja e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në podujevë podujeve

Sondazh

Poll