Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Ndërron jetë edhe pasagjeri 40-vjeçar (EMRI)

Fllimisht u raportua se humbën jetën dy persona në vendngjarje, më pas u konfirmuar edhe viktima e tretë.

23 Mars 2026, 08:15 Nga D.S
Aksidenti tragjik në Vlorë/ Ndërron jetë edhe pasagjeri
foto ilustruese

VLORË- Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Drashovicë–Kotë, mbrëmjen e djeshme, ka shkuar në tre persona. Fllimisht u raportua se humbën jetën dy persona në vendngjarje, më pas u konfirmuar edhe viktima e tretë.

40-vjeçari Andrea Begaj ndërroi jetë gjatë natës në spitalin e Vlorës. Mjekët raportuan se gjendja e tij ishte tejet kritike që në momentin e mbërritjes, duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Hetimet paraprake sugjerojnë se shpejtësia tej normave të lejuara ishte shkaku kryesor që çoi në këtë përplasje fatale. Bëhet me dije se, autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave./Dosja.al

aksident ne vlore ndërron jetë edhe pasagjeri 40-vjeçar andrea begaj]#

Sondazh

Poll