Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet mbështetëse të Iranit mund të targetojnë interesa të SHBA jashtë vendit

Sipas njoftimit, amerikanëve në mbarë botën dhe në mënyrë të veçantë në rajonin e Lindjes së Mesme u kërkohet të tregojnë vigjilencë të shtuar për shkak të zhvillimeve të fundit të sigurisë.

22 Mars 2026, 22:56 Nga E. D

Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet mbështetëse të

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët amerikanë. Sipas njoftimit, amerikanëve në mbarë botën dhe në mënyrë të veçantë në rajonin e Lindjes së Mesme u kërkohet të tregojnë vigjilencë të shtuar për shkak të zhvillimeve të fundit të sigurisë.

Në njoftim theksohet se grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.

Postimi i ambasades

Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve. Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën./Dosja.al

ambasada e shteteve të bashkuara në tiranë

Sondazh

Poll