Aktualitet

E rëndë në Podujevë, raportohet për një të vrarë dhe dy të plagosura

Mësohet se e dyshuara kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Ndërkohë, dy të plagosurat janë dërguar në QKUK për trajtim dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

22 Mars 2026, 21:45 Nga E. D
E rëndë në Podujevë, raportohet për një të
pamje nga vendngjarja

PODUJEVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjera janë plagosur. Sipas mediave të Kosovës, e dyshuara për vrasjen është një grua rreth 30 vjeçe, e cila dyshohet se kishte një raport me viktimën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti në oborrin e shtëpisë, ndërsa gjatë përplasjes ka ndërhyrë edhe gruaja e xhaxhait, e cila ka mbetur e plagosur.

Ndërkohë, dy të plagosurat janë dërguar në QKUK për trajtim dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./Dosja.al

podujeve vrasje plagosje

Sondazh

Poll