Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marrin mjekim

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të lënduar gjashtë punonjës policie.

22 Mars 2026, 21:09 Nga D.S

 

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po
foto nga protesta

 

TIRANË-  Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku deklarojnë se protesta e opozitës u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të lënduar gjashtë punonjës policie.

Mësohet se, të plagosurit, efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, po marrin trajtim mjekësor në Spitali i Traumës dhe në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Njoftimi i Policisë: 

"Gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, i cili u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit, u lënduan 6 punonjës policie.

 Të dëmtuarit, përkatësisht efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe  Policisë Rrugore, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në QSUT. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shtetit, gatë tubimit u bëri thirrje, nëpërmjet Qendrës së Zërit, pjesëmarrësve në tubim të mos ushtronin akte dhune dhe të mos sulmonin punonjësit e Policisë me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, por një pjesë e pjesëmarrësve sulmuan punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit kishte marrë masa për ruajtjen e institucioneve, rendit dhe sigurisë publike dhe mbetet tërësisht e angazhuar, për të garantuar ushtrimin e së drejtës qytetare për të protestuar. Njëkohësisht, dënon me forcë aktet e dhunës së përsëritur ndaj punonjësve të Policisë në krye të detyrës, si dhe ndaj institucioneve shtetërore.",njoftoi policia./Dosja.al

protesta e opozites pd policia shtetit

Sondazh

Poll