Politike

"Keni goditur Liderin e opozitës"/ Noka përplaset me policinë: E kemi të filmuar do ta paguani, largohuni...

Dy demokratët folën me tone të ashpra lidhur me incidentin që i ndodhi Kryedemokratit, Sali Berisha gjatë protestës.

22 Mars 2026, 20:32 Nga E. D
"Keni goditur Liderin e opozitës"/ Noka përplaset me
Flamur Noka

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Flamur Noka janë përplasur me policinë pranë Rrugës së Elbasanit. Dy demokratët folën me tone të ashpra lidhur me incidentin që i ndodhi Kryedemokratit, Sali Berisha gjatë protestës.

Boçi: Ske turp, hiqe uniformën. Si e ha bukë në darkë ti? Legena burracak. Para krimit jeni ushtarë. Merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë ju. Legena.

Boçi: Kë godet ti. Je burrë i mirë ti?

Noka: Jeni si bandë. Shkinio tutje ça doni këtu.

Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju.

Noka: Keni godit Liderin e opozitës, një banditë ju, e kemi të filmuar do ta paguani. Largoni policët. Largoni tutje.

"Do vijë ditë, do vijë. Jeni shndërruar në një bandë. Pse funksiononi si bandë, nuk funksiononi si institucion kushtetues. Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës. Jo të gjithë ju, po një nga ju. E kemi të filmuar, do e paguani.
Do ta paguani shtrenjtë. Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar. Atij i shërbeni.

Nuk e ka të gjatë sepse nuk mund të rrijë më ky kriminel në krye të qeverisë. Hoqët një narkotrafikant, keni vënë një vrasës politik në krye të policisë sot. Ndaj mos merrni urdhra prej tyre sepse gjithsecili prej jush ka familje. Edhe juve taksa Rama 2200 u ka shkuar, jo vetëm qytetarëve të thjeshtë. Edhe për ju çmimet e ushqimeve kanë shkuar në ekstrem. Ndaj mos u bëni mercenarë," tha Noka ndër të tjera./Dosja.al

protesta e opozites

Sondazh

Poll