Aktualitet

Guardia di Finanza publikon bilancin: Sekuestrime rekord prej 3.3 miliardë eurosh gjatë 2025

Gjatë 2025, nëpërmjet hetimeve, janë propozuar sekuestrime për mbi 3.3 miliardë euro, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arrin në rreth 1.6 miliardë euro. Por veprimet e Guardia di Finanza në këtë sektor specifik nuk përfshijnë vetëm aktivitete represive, të kryera përmes hetimeve të policisë gjyqësore.

21 Mars 2026, 19:52 Nga E. D

Guardia di Finanza publikon bilancin: Sekuestrime rekord prej 3.3 miliardë

ITALI- Guardia di Finanza ka publikua bilancin 2025 lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë 2025 janë kryer 1,351 hetime, duke përfshirë 7,442 individë (5,568) dhe persona juridikë (1,874). Newtuscia.it shkruan se për të luftuar në mënyrë efektive organizatat kriminale, është thelbësore të sekuestrohet pasuria e grumbulluar në mënyrë të paligjshme përmes krimit.

Gjatë 2025, nëpërmjet hetimeve, janë propozuar sekuestrime për mbi 3.3 miliardë euro, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arrin në rreth 1.6 miliardë euro. Por veprimet e Guardia di Finanza në këtë sektor specifik nuk përfshijnë vetëm aktivitete represive, të kryera përmes hetimeve të policisë gjyqësore.

Angazhimi i autoriteteve për të parandaluar infiltrimin kriminal në strukturën e ekonomike është thelbësor, duke mbrojtur sipërmarrësit e ndershëm dhe ekonominë italiane. Në këtë fushë specifike, u kryen afërsisht 66,000 aktivitete administrative, si për aksesin në vendet e ndërtimit ashtu edhe për lëshimin e dokumentacionit antimafia.

Vlera totale e aseteve të kompanive që i nënshtrohen masave të mbikëqyrjes administrative ose gjyqësore në përputhje me nenet 34 dhe 34-bis të Dekretit Legjislativ 159/2001 arrin në 29.6 milionë euro.

Rezultate të rëndësishme janë arritur gjithashtu në luftën kundër trafikimit të drogës. Mbi 33 ton drogë u sekuestruan nga Guardia di Finanza në vitin 2025, kryesisht kokainë, hashash dhe marihuanë, me mbi 800 persona të raportuar.

Angazhimi në këtë sektor specifik, nuk është kufizuar vetëm në sekuestrimin e narkotikëve, por qëllimi është shpërbërja e organizatave kriminale, duke i privuar ato nga fitimet e nxjerra nga trafikimi i paligjshëm. Gjithashtu gjatë 2025, asete financiare me vlerë 8 milionë euro u sekuestruan nga trafikantët e drogës dhe u kryen konfiskime me vlerë mbi 3.5 milionë euro.

Ndër rezultatet më të rëndësishme të arritura në vitin 2025 në luftën kundër krimit të organizuar, janë:

REGGIO CALABRIA: Asete dhe para në dorë me vlerë 140 milionë euro u konfiskuan nga pesë biznesmenë të Reggio Calabria-s në bashkëpunim me 'Ndrangheta-n, të cilët kishin lejuar organizatën kriminale të pastronte të ardhurat e saj të paligjshme përmes kompanive të tyre, përmes një skeme komplekse mashtrimi tatimor në sektorin e produkteve të naftës.

KATANIA: Një masë parandaluese me vlerë mbi 40 milionë euro u ekzekutua kundër një individi të lidhur me klanet SANTAPAOLA-ERCOLANO dhe CAPPELLO-

BONACCORSI. Një individ kishte projektuar dhe furnizuar pajisjet teknike dhe të IT-së të nevojshme për krijimin e një sistemi menaxhimi të basteve online, duke hapur kështu rrugën për hyrjen e klaneve në sektorin e lojërave të fatit online, duke përfshirë edhe marrjen e licencave dhe autorizimeve të nevojshme. U sekuestruan gjithsej 89 prona dhe 20 biznese tregtare, përfshirë tetë të huaja.

BRESCIA: Janë arrestuar 24 individë që i përkisnin një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Grupi kriminal importonte narkotikë, kryesisht kokainë, direkt nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet anijeve tregtare që mbërrinin në portet kryesore të BE-së. Prej andej, droga transportohej në Itali e fshehur në kamionë të përdorur për transport rrugor tregtar. Përveç masave paraprake, hetimi kompleks çoi në sekuestrimin e aseteve dhe parave të gatshme me vlerë afërsisht 3 milionë euro.

TRIESTE: Një organizatë kriminale e përfshirë në trafikimin e paligjshëm të mbetjeve i janë sekuestruar 92 milionë euro në asete. Organizata kriminale, nëpërmjet një sistemi kompleks mashtrimi tatimor dhe mjedisor, siguroi furnizimin me materiale mbetjesh të nxjerra në mënyrë të paligjshme për disa kompani të asgjësimit të mbetjeve. Ishin të përfshirë njëmbëdhjetë individë dhe gjashtë korporata./Dosja.al

itali guardia di finanza

Sondazh

Poll