Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec, ku janë përfshirë një autom...
Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua teksa efektivët e policisë gjatë patrullimit në rrugën Sospello, vunë re një person që përdorte elektrik dore për të kontrolluar pjesën e sipërme të një dere, duke ngjallur dyshime.

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet si pjesë e një grupi grabitësish, që kishin kryer vjedhje të përsëritura në zonë. Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua teksa efektivët e policisë gjatë patrullimit në rrugën Sospello, vunë re një person që përdorte elektrik dore për të kontrolluar pjesën e sipërme të një dere, duke ngjallur dyshime.
Pasi mbërritën në ndërtesë, oficerët kryen një kontroll të brendshëm dhe teksa iu afruan një prej dyerve, dëgjuan zhurma që vinin nga brenda. Pak çaste më vonë, tre persona dolën me shpejtësi dhe u larguan në drejtime të ndryshme, duke hedhur sende gjatë arratisjes.
Falë reagimit të menjëhershëm, policia arriti të ndalojë 42-vjeçarin shqiptar, ndërsa u konstatua se autorët kishin hyrë në bodrume duke thyer drynat me forcë. Gjatë kontrollit në zonën ku kaluan dy prej të dyshuarve, përfshirë edhe të arrestuarin, u gjet një pistoletë e raportuar e vjedhur më herët, me një fishek në karikator.
Gjithashtu, u sekuestrua një çantë me sende me vlerë, si unaza, byzylykë, varëse dhe ora, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Nga kontrolli personal, 42-vjeçarit iu gjetën edhe 740 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga vjedhjet./Dosja.al
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec, ku janë përfshirë një autom...
Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit ka...
KUKËS- Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të shtunë masivin pyjor të zonës së quajtur “...
BERAT- Një 69-vjeçarje është rrëzuar nga muri muri i Kalasë së Beratit teksa po bënte foto. Mësohet se Lum...
SHIJAK- Një ngjarje kriminale është parandaluar nga blutë në Shijak. Blutë sqarojnë se një 39-vjeçar ka kanosur...
Kevin Muharremi ITALI- Hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet po ...
Pamjet ITALI- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Arezzo, të Italisë. Viktima është identifik...
Moti TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të j...
Foto ilustruse GJERMANI- Media gjermane 'Sueddeutsche Zeitung' ka raportuar në lidhje me 'shtëpinë e barit' e cila u zbulua ditën ...
Foto ilustruse Për dy puntata me radhë ju kemi treguar historinë fatkeqe të ish-bashkëshortëve, Leonard Marku dhe Gjovana Pec...