Aktualitet

Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabis në banesën në Peqin/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Bilal Hasa është pezulluar, mbështesim hetimin e plotë

Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

19 Mars 2026, 17:05 Nga E. D

Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabis në banesën në

PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi në banesën e tij u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis. Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit./Dosja.al

bilal hasa drejtoria e përgjithshme e burgjeve

Sondazh

Poll