I kërkuar nga Holanda për pastrim parash dhe drogë, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova
KOSOVË- Një 34-vjeçar nga Kosova me iniciale F.A., është arrestuar nga policia e Morinës pasi është në kër...
Sipas njoftimit të policisë, Brunga dyshohet se ka nxitur të rinjtë, tre prej të cilëve nxënës të kësaj shkolle, për të vjedhur 16 laptopë, dy videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur katër ditë më parë në shkollën “Besëlidhja”, duke vënë në pranga 22-vjeçarin Arsel Brunga dhe duke nisur procedimin penal për pesë të mitur të moshave 15-17 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, Brunga dyshohet se ka nxitur të rinjtë, tre prej të cilëve nxënës të kësaj shkolle, për të vjedhur 16 laptopë, dy videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë. Pajisjet e vjedhura u transportuan me një automjet tip “Volkswagen” dhe u fshehën në banesën e 22-vjeçarit, si dhe në bodrumin e një pallati në ndërtim.
Gjatë operacionit, policia arriti të sekuestronte mjetin dhe të gjente 16 prej pajisjeve teknologjike, ndërsa të gjitha materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
"Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Pajisjet”. Zbardhen autorësia dhe rrethanat e vjedhjes së konstatuar 4 ditë më parë, në shkollën “Besëlidhja”. Identifikohen 6 shtetasit që hynë pas mesnate, në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës. 5 prej tyre, shtetas të mitur, u proceduan penalisht, ndërsa bashkautori, 22 vjeç, u vu në pranga. Gjenden 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit. Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi. 6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.
Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin u transportuan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.", shkruhet në njoftimin e policisë./Dosja.al
KOSOVË- Një 34-vjeçar nga Kosova me iniciale F.A., është arrestuar nga policia e Morinës pasi është në kër...
Foto ilustruse KOSOVA- Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi. Lirimi i ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një rregullore të re për analizën e tregjeve, që parashik...
Foto ilustruese Çmimi i naftës është rritur sërish gjatë ditës së sotme edhe me 10-14 lekë për litë...
Foto ilustruse FIER- Policia ka nisur hetimin ndaj një shtetasi italian. Ai dyshohet se i ka marrë 11 mijë euro 39-vjeçarit n&eu...
Fatbardh Lici TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të kalojë për gjykim dosjen për vrasjen...
Foto ilustruse KOSOVA- Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth ...
Foto ilustruse Kushtet e infrastrukturës aktuale të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, nuk i pë...
Foto ilustruse VLORA- Një aksidenti zingjir ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një automjet tip Peugeot i ka prerë...
Foto ilustruse KORÇË- Personi që po shihni në foto është 45-vjeçari Krenar Çekiçi, i ci...