Aktualitet

E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet për vdekje nga treni, dyshohet se u hodh vetë në shina

Sipas mediave italiane, policia hekurudhore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shpëtuar këmbësorin, por pa sukses.

19 Mars 2026, 16:36 Nga E. D
E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet për vdekje nga treni,
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar. Bëhet me dije se 53-vjeçari rreth orës 07:00 është përplasur nga treni në Ankona. Sipas mediave italiane, policia hekurudhore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shpëtuar këmbësorin, por pa sukses.

Ndërkohë një dëshmitarë ka deklaruar se akti ishte i qëllimshëm, pasi 53-vjeçarin që jetonte në Merano, ka rënë qëllimisht në shina, ndërsa një tren i ‘Frecciarossa’ po afrohej nga jugu. Skena ka qenë tronditëse për udhëtarë dhe qytetarë të shumtë, teksa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

itali

Sondazh

Poll