Aktualitet

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, lirohet nga paraburgimi Gjesti

Pas marrjes në pyetje nga autoritetet kosovare ai u dërgua në ambientet e paraburgimit.

19 Mars 2026, 14:32 Nga E.d
U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, lirohet nga
Foto ilustruse

KOSOVA- Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi. Lirimi i tij vjen një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë. 

Gjesti u arrestua fillimisht për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Pas marrjes në pyetje nga autoritetet kosovare ai u dërgua në ambientet e paraburgimit. Pas kësaj Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur ndaj tij, masën e paraburgimit prej një muaji.

Besart Kelmendi akuzohej për disa vepra penale, të cilat përfshin “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Dosja.al

gjesti prishtinë vepra penale

Sondazh

Poll