Aktualitet

Dyshohet se i mori 11 mijë euro 39-vjeçarit në Fier përmes mashtrimit, nis hetimi për italianin

Ai është italiani Benito Lanari, 72 vjeç, banues në Fier.

19 Mars 2026, 13:41 Nga E.d
Dyshohet se i mori 11 mijë euro 39-vjeçarit në Fier
Foto ilustruse

FIER- Policia ka nisur hetimin ndaj një shtetasi italian. Ai dyshohet se i ka marrë 11 mijë euro 39-vjeçarit në Fier përmes mashtrimit. Ai është italiani Benito Lanari, 72 vjeç, banues në Fier.

72-vjeçari italian banues në Fier, nuk ia ka kthyer shumën e parave 39-vjeçarit. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin italian, B. L., 72 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka marrë shtetasit E. M., 39 vjeç, nëpërmjet mashtrimit, 11 000 euro, të cilat nuk ia ka kthyer./Dosja.al

fier itali 39-vjeçari

Sondazh

Poll