Aktualitet

Aksident rrugor në Vlorë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën

Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e këtyre përplasjeve, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

19 Mars 2026, 13:00 Nga E.d
Aksident rrugor në Vlorë, gjashtë automjete përplasen me
Foto ilustruse

VLORA- Një aksidenti zingjir ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare. Kjo ka bërë të mundur edhe përfshirjen e disa makinave të tjera, të cilat ndodheshin në lëvizje në atë moment.

Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e këtyre përplasjeve, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Kjo situatë ka vështirësuar qarkullimin dhe ka shkaktuar trafik në zonë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për të neutralizuar qarkullimin rrugor, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Dosja.al

vlora aksident policia

Sondazh

Poll